Telenews

Një fëmijë nxirret nga Liqeni i Batllavës, shpëtohet falë reagimit të shpejt të policisë

Një intervenim i shpejtë i zyrtarëve policorë ka rezultuar me shpëtimin e jetës së një fëmije në Liqenin e Batllavës, në qytetin e Podujevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, kur një njësi policore, gjatë patrullimit, i ka dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë nga liqeni një fëmijë në gjendje të rënduar.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë reaguar duke kryer reanimim kardiopulmonar (CPR), çka ka ndikuar në përmirësimin e gjendjes së fëmijës.

“Në vendngjarje ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët kanë e marrë viktimën për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Vazhdon sfida e rikuperimit, Osman Azemi në operimin e 10-të

Rrezarta Ramaj

KQZ jep udhëzime për plotësimin e fletëvotimit në zgjedhjet e 7 qershorit

Rrezarta Ramaj

Antidroga kap mbi 25 kg marihuanë në Zveçan dhe Jarinjë, arrestohen 3 persona

Rrezarta Ramaj