Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Halil Thaçi, ka konfirmuar rikandidimin e tij për një mandat të dytë pas një periudhe katër vjeçare shumë të suksesshme. Thaçi, i cili përfaqëson Komunën e Obiliqit, ka shkruar historinë si deputeti i parë nga kjo komunë pas një kohe të gjatë, duke përfaqësuar me dinjitet qytetarët e saj dhe më gjerë.
Gjatë mandatit të tij të parë, Halil Thaçi ka qenë një figurë e zëshme dhe aktive në Kuvend, duke u angazhuar me seriozitet në mbrojtje të interesave të qytetarëve të vendit. Si anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike.
Puna e tij në Kuvend ka reflektuar një përkushtim të palodhshëm ndaj sfidave me të cilat përballen qytetarët e Kosovës. Thaçi ka ngritur zër në debatet më të ndjeshme dhe ka dhënë kontribut konkret në zhvillimin e politikave që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Vendimi i tij për të rikandiduar është përshëndetur me një valë mbështetjeje nga qytetarët e Komunës së Obiliqit dhe më gjerë. Me të zyrtarizuar kandidaturën, Halil Thaçi ka marrë një mbështetje të fuqishme, duke reflektuar besimin e publikut në përkushtimin dhe profesionalizmin e tij.
Ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve të ardhshme, rikandidimi i Halil Thaçit është një mundësi për të vazhduar me punën e filluar dhe për të thelluar ndikimin pozitiv në jetën e qytetarëve. Aktiviteti i tij i shquar në mandatin e parë dhe angazhimi i tij i pandërprerë e bëjnë atë një nga kandidatët më të fortë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Thaçi garon në rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 65.