Telenews

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana,

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Ulpiana, përballë shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sipas burimeve të Telenews, trupi i pajetë ishte në gjendje të dekompozuar dhe kundërmonte erë të rëndë, duke lënë të kuptohet se viktima kishte ndërruar jetë disa ditë më parë. Dyshohet se ajo jetonte e vetme në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe njësitet e zjarrfikësve për të hapur derën e banesës, pasi nuk kishte asnjë përgjigje nga brenda. Pas hapjes, aty kanë arritur edhe njësitë policore dhe ekipi ligjor për të kryer procedurat e nevojshme hetimore.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente, ndërsa pritet raporti zyrtar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Të ngajshme

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta