Telenews

Një grua hidhet nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë – pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Gjakovë, ku një grua ka rënë nga ‘Ura e Fshajtë’ në lumin Drini i Bardhë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se njësitë relevante janë në kërkim të viktimës.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës”, tha Elezaj

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe gjësendet e viktimës të cilat kanë mbetur tek Ura.

 

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj