Telenews

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

Një grua rreth 80 vjeçe është gjetur pa shenja jete të enjten në rrugën “Imzot Nikprelaj” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e kryeqytetit, Agron Borovci, konfirmoi se policia dhe mjekët emergjentë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar se viktima, grua rreth 80 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht  policia me kujdes të shtuar po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Borovci.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj