Telenews

Një grusht arra në ditë: Pastrojnë zorrët, mbrojnë shëndetin dhe forcojnë imunitetin!

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme!

Shëndeti i sistemit tretës është shumë më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ai ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore.

Në qendër të gjithçkaje ndodhen zorrët dhe miliarda mikroorganizma që jetojnë aty. Nëse dëshirojmë ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç. Dhe ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë.

Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin e zorrëve janë arrat. Ja pse pikërisht ato e meritojnë titullin e frutit më të dobishëm për tretjen.

Pse arrat janë zgjedhja më e mirë për zorrët?

Fijet ushqimore ushqejnë bakteret e dobishme

Një porcion arrash (rreth 28 gramë) përmban afërsisht dy gramë fibra ushqimore. Siç shpjegon gastroenterologu për Eating Well, “Fijet janë thelbësore për shëndetin e mikrobiomës. Shumica e njerëzve i konsumojnë shumë më pak sesa sasia e rekomanduar.”

Fijet nxisin jashtëqitje të rregullt, parandalojnë kapsllëkun dhe ushqejnë bakteret e dobishme në sistemin tretës. Rezultati është një mikroflorë më e balancuar dhe një tretje më e mirë.

Acidet yndyrore omega-3 ulin inflamacionin

Arrat janë një nga burimet e rralla bimore të acideve yndyrore omega-3, konkretisht të acidit alfa-linolenik (ALA). Përveç që janë të mira për zemrën, yndyrnat omega-3 ndikojnë pozitivisht edhe në zorrë.

Ato mund të ndihmojnë në rritjen e baktereve të dobishme dhe në reduktimin e inflamacionit që dëmton mukozën e zorrëve. Kjo forcon barrierën mbrojtëse të murit të zorrëve dhe ul rrezikun që substanca të dëmshme të kalojnë në qarkullimin e gjakut.

Nxisin prodhimit e acidit butirik

Acidi butirik (butirati) është një acid yndyror me zinxhir të shkurtër, i rëndësishëm për shëndetin e zorrës së trashë. Nivelet më të larta të butiratit në zorrë janë të lidhura me më pak inflamacion, qarkullim më të mirë të gjakut, funksion më të rregullt të zorrëve dhe një mikrobiomë më të shëndetshme. Ky acid vepron si karburant për qelizat e zorrëve dhe mbështet drejtpërdrejt një tretje të shëndetshme.

Antioksidantët e fuqishëm mbrojnë qelizat e zorrëve

Arrat janë të pasura me antioksidantë si elagitanina dhe flavonoidet, të cilët mbrojnë qelizat e zorrëve nga stresi oksidativ – një proces që mund të shkaktojë dëmtim të indeve dhe inflamacion kronik, shkruan Eating Well, përcjell Telegrafi.

Shëndeti i zorrëve fillon me një grusht arrash

Frutat e thata në përgjithësi janë të dobishme për tretjen sepse përmbajnë fibra dhe yndyra të shëndetshme, por arrat veçohen për shkak të kombinimit të lëndëve ushqyese që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobiomën.

Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zorrëve, përfshirja e një grushti arrash në përditshmëri është një hap i thjeshtë dhe efektiv. Përveç që janë të shijshme dhe ngopëse, ato mund të kenë përfitime afatgjata për gjithë trupin.

Të ngajshme

Si funksionojnë kremrat mineralë dhe kimikë mbrojtës nga dielli?

Valjeta Turkaj

A është këndimi një ilaç kundër gërhitjes?

Valjeta Turkaj

Fisi ku gratë nuk lahen me ujë, por shkëlqejnë dhe mirëpresin mysafirët në shtrat

KushtrimGuraj