Telenews

Një hapësirë e re për fëmijët e Fushë Kosovës, nis ndërtimi i çerdhes moderne

Sot ka filluar ndërtimi i çerdhes së re në rrugën “Shukrije Obertinca”, një hap i rëndësishëm për komunitetin dhe familjet e reja në Fushë Kosovë.

Ky objekt modern do të ketë kapacitet për 60 fëmijë, me hapësira të sigurta dhe ambient edukativ, ku fëmijët do të mund të rriten dhe zhvillohen në kushte të përshtatshme.

“Ky projekt nuk është vetëm një ndërtesë e re, por një mundësi më shumë për prindërit dhe familjet e reja në qytetin tonë”, ka shkruar Osmani, duke shprehur emocionin për këtë investim që do të shërbejë brezat e ardhshëm.

Investimi në çerdhe është pjesë e vizionit të tij për të përmirësuar shërbimet sociale dhe edukimin e hershëm, duke krijuar hapësira që i shërbejnë komunitetit dhe e bëjnë Fushë Kosovën më mikpritëse për familjet.

Të ngajshme

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj