Telenews

Një i lënduar nga aksidenti te nënkalimi në Ferizaj

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, konkretisht te nënkalimi.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti u shkaktua si pasojë e vozitjes së pakujdesshme.

Derisa shtoi se rasti ka ndodhur të shtunën në mesnatë.

“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’, tek nënkalimi  ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Të ngajshme

Gazetarëve u kufizohet hapësira në Kuvend

Yllka Gashi

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi