Telenews

Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Një person është lënduar nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosoës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se për rastin për momentin janë duke u kryer hetimet.

“Rreth orës 16:00  kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku  raportohet për një person të lënduar”.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Të ngajshme

Pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës?

Erzana Fazliu

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Erzana Fazliu

Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Fushë Kosovës

Erzana Fazliu