Telenews

Një i ri shqiptar vdes në një aksident në Gjermani

Një 24-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Gjermani.

Siç njofton një i afërm i tij në rrjetet sociale, ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerëald.

“Me 05.07.2023, pas një aksidenti me makinë ndërroi jetë Gentrit (ILir) Sallauka. Djali dajes tim. Një djalë shembullorë dhe me zemër të bardhë.Do mbetesh gjithmonë në  zemrat tona dajë. Na ke këput zemren, Allahu të qoftë në xhennet”, ka shkruar ai.

Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.

Sipas Bild-it, pos Gentritit edhe një 49-vjeçar ka humbur jetën si dhe një person ka mbetur i lënduar./Telegrafi/

Të ngajshme

Shkarkohet nga detyra ministri i Brendshëm në Shqipëri

Yllka Gashi

Hamza: Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së, gjithmonë do të jemi bashkë me popullin amerikan

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi