Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Xërxë – Rahovec.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se personi i lënduar pas marrjes së trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 11:40 është është pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”- tha Elezaj.