Telenews

“Një jetë borxh ma ka nëse është rren” – Si u mashtruan “kingat” e TikTok-ut për një rast bamirësie

“nje-jete-borxh-ma-ka-nese-eshte-rren”-–-si-u-mashtruan-“kingat”-e-tiktok-ut-per-nje-rast-bamiresie

Një rast bamirësie mori vëmendjen e ‘klikës’ së Tik Tok-ut. Vali Corleone, Fero, Donzi, Rasimi e disa persona të tjerë u bënë bashkë që t’i mbledhin paratë përmes Tik Tok-ut për të ndihmuar një djalë që po kërkonte ndihmë për shërim.

Personi i paraqitur si vëllai i një personi të sëmurë po dyshohet se i mashtroi të gjithë dhe u zhduk me 100 mijë euro.

Por, si ndodhi rasti?

Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në një portal të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute, shkruan Insajderi.

Lajmi shumë shpejt u bë viral dhe njerëzit filluan të ndihmonin. Përmes disa videove të shkëputura nga Tik-Toku shihet angazhimi i përdoruesve për t’i siguruar mjetet.

Vali Corleone u mobilizua së bashku me shokë e ndjekës dhe i siguruan paratë. 100 mijë euro.

Madje, personi i prezantuar si Armend Morina kishte hyrë live në Tik Tok dhe i kishte falënderuar publikisht për kontributin e tyre.

@user2187510522674 #donzi #donziclips #naserbajraliu #valicorleone #rasim #fero #feroganggang #albanian #viral ♬ original sound – ViralVideos

Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë.

Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.

@y478xyvr4 #kingvali #vali #kingvalicorleon #anitacorleone #fero #rasimavdyli #blerimmorina #albania #kosova #fyp #foryoupage ♬ original sound – ig oyxoyx

Televizioni që e paraqiti i pari këtë rast ka nisur kërkimin për të. Një ekip qëndroi në Mitrovicë, qytetin e prezantuar si vendbanim i Blerimit.

Por, nuk e njohu kush as në rrugën Agim Ramadani që u dha si adresë e tij, e as në pjesë tjera të qytetit.

Ndërkohë, as në Klinikën e Hematologjisë ku trajtohet Leukemia acute, nuk kanë mundur të konfrmojnë në fundjavë se kanë pasur pacient me emër të tillë.

Grupi i Tik-Tok-ut janë në ndjekje të tij. Nga disa video ata duken shumë të nervozuar dhe të prekur nga rasti.

@y478xyvr4 #vali #kingvali #kingvalicorleon #anitacorleone #fero #rasimavdyli #blerimmorina #kosova #fyp #foryoupage ♬ original sound – ig oyxoyx

Të ngajshme

Në pritje të ëmbël, Afrona Dika ekspozon barkun e rrumbullakosur

Yllka Gashi

Mbretëresha Camilla rrëfen vështirësinë e mbajtjes sekret të diagnozës së mbretit Charles

Yllka Gashi

Publikohet reklama e fundit e aktores së famshme, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi