Telenews

Një kapiten shembullor si Messi: Të gjithë vrapuan te Lautaro që shënoi, por vetëm ai shkoi dhe përqafoi portierin

Argjentina ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas një ndeshje tejet dramatike.

Argjentinasit u përballen me Holandën në kuadër të çerekfinales së Kampionatit Botëror, ku arritën ta mposhtnin vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2, derisa pas ekzekutimit të penalltive Argjentina triumfoi me rezultat 4-2, falë dy penalltive të pritura nga portieri Emiliano Martinez.

Por një video unike është publikuar nga tribunat e stadiumit Lusail Iconic Stadium me Lionel Messin protagonist absolut.

Pas shënimit të penalltisë vendimtare nga Lautaro Martinez të gjithë futbollistët e Argjentinës shkuan për të festuar me sulmuesin e Interit.

Ishte vetëm kapiteni Leo Messi që ndërroi rrugë dhe shkoi për ta përqafuar portierin Emiliano Martinez dhe për ta falënderuar për dy penalltitë e pritura.

Gjesti i gjeniut argjentinas po vlerësohet shumë dhe ai ka marrë lëvdata të mëdha në këtë Botëror pasi po sillet si një lider i vërtetë i vendit të tij.

Të ngajshme

‘Bomba’ e verës: Lautaro pritet të largohet nga Interi për 100 milionë euro

KushtrimGuraj

Conte e konfirmon: Rrahmani mbetet në dyshim për derbin kundër Interit

Valjeta Turkaj

Dueli i dy gjigantëve evropianë, formacionet zyrtare: Real Madrid vs Juventus

KushtrimGuraj