Telenews

Një këmbësor humb jetën pas aksidentit në fshatin Lladovë të Gjilanit

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më 14 gusht në fshatin Lladovë të komunës së Gjilanit, ku një këmbësor 43-vjeçar, shtetas i Kosovës, është goditur nga një veturë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm, më 15 gusht 2025, është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Njësitet e trafikut rajonal në Gjilan janë duke e hetuar rastin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të ngajshme

Telekomi i Kosovës që ishte në prag falimentimi sot realizon mbi 5.5 milionë euro fitim për 7 muaj

Donat Hashani

Qeveria vendos për kërkesën për huamarrje të RTK-së deri në 2.54 milionë euro

Donat Hashani

“Sinjalizuesi”: Prokuroria t’i hetojë pretendimet e Halilit për keqpërdorime mes RTK-së e BIRN-it

Donat Hashani