Telenews

Një klub anglez dhe një turk e kërkojnë portierin e Kosovës

Portieri i Kosovës e pati një sezon pozitiv në nivelin personal me klubin turk dhe për këtë, në dyert e tij kanë nisur të trokasin klubet evropiane.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi është në pronësi të Manchester Cityt, i cili e huazoi atë në sezonet e fundit.

Por, tash “Citizens” duket se kanë vendosur të heqin dorë përfundimisht nga ai.

Sipas mediave britanike, interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur klubi anglez, Burnley.

“Clarets” mund ta transferojnë portierin e lindur dhe rritur në Zvicër për afro 4 milionë euro.

Gjithashtu, interesim për Muriçin ka shprehur edhe kampioni i Turqisë, Trabzonspor.

Sipas mediumit turk, “Sabah”, klubi nga Superliga turke është i gatshëm t’i paguajë 2,5 milionë euro për portierin stabil.

Portieri 23 vjeçar i ishte bashkuar kampionit aktual anglez para pesë vjetësh nga Grasshopper Zurich, ndërsa më parë kishte luajtur në Young Felloës Juventus dhe Zurich.

Më pas, i kaloi disa vite në formë huazimi në NAC Breda, Nottinhham Forest, Girona, Willem II dhe së fundmi në Adana Demirspor.

Muriç ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, por pritet të largohet nga “Etihad Stadium” qysh këtë verë.

Të ngajshme

Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin

Erzana Fazliu

Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve

Erzana Fazliu

Reali e gjunjëzon Mallorcën e Muriqit, El Clasico në finale të Superkupës së Spanjës

Donat Hashani