Telenews

Një kosovar arrestohet në Itali, ishte dënuar me 12 vjet burgim për drogë

Një 35 vjeçar nga Kosova u arrestua në Portin e Anconës nga policia italiane.

I njëjti ishte dënuar me 12 vjet burgim për trafikim droge.

Arrestimi i tij ndodhi pas një operacioni policor që u zhvillua në këtë port.

Aty u kontrolluan veturat dhe mjetet e tjera të transportit që kishin ardhur nga Shqipëria, raportojnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv

Burri nga Kosova ka edhe vepra të shumta penale si dhe është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe ndaj tij ka edhe një urdhër për ekstradim.

Dënimi ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, më 6 prill 2021, shkruajnë mediat italiane.

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj

Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Dardan Krivaqës

KushtrimGuraj