Telenews

NJË MARRËVESHJE PAQEJE PO HARTOHET MES UKRAINËS DHE RUSISË

Reznikov i cili ka udhëhequr delegacionin ukrainas në negociata, ka deklaruar se puna teknike po përparonte, por që shteti rus duhej që të ndalonte granatimet në mënyrë që të mundësohej çdo kompromis, shkruan The Guardian.
Teksa foli përmes një video-lidhje me eurodeputetët në komitetin e punëve të jashtme dhe nënkomitetin e sigurisë dhe mbrojtjes, Reznikov tha se liderët ndërkombëtarë si kryeministri izraelit, Naftali Bennet, po përpiqeshin të ndërmjetësonin por dukej se Rusia do të duhej të detyrohej në “negociata reale”.
“Natyrisht, para së gjithash gjatë negociatave do të flasim për një armëpushim, për korridoret humanitare, për sigurimin e popullatës civile me evakuim, me ujë, me ushqim dhe ndoshta më vonë do ta nënshkruajmë këtë marrëveshje për paqe”, tha ai.

Të ngajshme

Maqedonci reagon për blerjet e raketave kineze nga Serbia

Valjeta Turkaj

Një vit më parë – Hashim Thaçi takohet për herë të fundit me babanë në Kosovë

Valjeta Turkaj

NATO rrëzon raketën e tretë balistike iraniane mbi Turqi

Valjeta Turkaj