Telenews

Një milion euro në automjet, tre persona ndalohen për 48 orë – dyshohen për “Shpëlarje parash”

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Shpëlarja e parave”.

Të dyshuarit, Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri; Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj, janë ndaluar gjatë një kontrolli të kryer në pikëkalimin kufitar Merdar, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës.

Automjeti i dyshuar është ndaluar gjatë hyrjes në Kosovë, dhe brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash.

Sipas vlerësimeve fillestare, shuma e dyshuar arrin në rreth një milion euro, njofton PSRK.

Prokuroria po punon ngushtë me Policinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit, duke respektuar procedurat në fuqi.

Hetimet e mëtejshme pritet të zbulojnë origjinën e parave dhe rrjetin e mundshëm të përfshirjes në veprimtari kriminale

Të ngajshme

Veriu i Kosovës pa raste vrasjesh dhe grabitjesh në 2025, rënie e ndjeshme e veprave penale

Rrezarta Ramaj

Konjufca në Vjenë, i kërkon mbështetje homologes së tij për marrjen e statusit të kandidatit

KushtrimGuraj

Vezët 40%, limoni 32%, patatet 23%: Shporta e përditshme kosovare gjithnjë e më e kushtueshme

KushtrimGuraj