Telenews

Një muaj paraburgim ndaj Slobodan Miletiq për trazirat në Zveçan

Për veprimet që dyshohet se i bëri një vit më parë, Slobodan Miletiq do të jetë në paraburgim për 30 ditët e ardhshme.

I arrestuar të premten në pikën kufitare në Jarinje, Miletiq doli sot para gjykatës themelore në Prishtinë, meqë Prokuroria Speciale kërkoi caktimin e masës së paraburgimit.

I njëjti u arrestua nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, në Zvecan në kohën kur serbët protestonin kundër kryetarëve shqiptarë.

Në arsyetimin e Gjykatës Themelore, përvec sulmit ndaj zyratrëve të KFOR-it, aty përmendet edhe tentimet që i njëjti me një grup personash kishin bërë ndaj zyrtarëve policor, duke iu rrezikuar jetën.

Gjykata Themelore në Prishtinë: “I pandehuri S.M dyshohet se me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe duke përdorur shkumë ka tentuar të bëjë bllokimin e ventilimit të veturës së Policisë në të cilën në ato momente gjendeshin të ngujuar brenda në veturë zyrtarë policorë, e qëllimi i të pandehurit ka qenë që këtyre zyrtarëve policorë t’ju ndalet furnizimi me oksigjen duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarëve policorë, me çka nga veprimet e këtij të pandehuri përmbushën të gjitha elementet e veprave penale për të cilat dyshohet.”

Pas seancës avokatja e tij ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit, duke thënë se nuk ka parë as dëshmitë, mbi të cilat prokuroria ka arrestuar të njëjtin.

Jelena Krivokapiq– Avokate ka deklaruar se “Në fakt, pak a shumë e di çfarë ka në arsyetim, pasi gjykatësi në seancë e ka thënë, edhe pse mua nuk ishin në gjendje të më ofronin çfarëdo dëshmie, pos një fotografie ku nuk shihet asgjë.Dhë sipas tyre, ata kanë dëshmi, porse në këtë fazë nuk mund të mi japin. Por jam dakorduar me prokurorin special që jabën e ardhshme të vijë personalisht tek ai dhe se do të mi jap të gjitha dëshmitë që prokuroria posedon.”

Më 29 maj të vitit të kaluar, nga persona të armatosur e të maskuar në Zvecan u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it, derisa protestuesit vazhdimisht sulmuan edhe gazetarët duke ua dëmtuar edhe veturat.

 

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani