Telenews

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Burimet e IndeksOnline kanë mësuar se Astrit Haraqisë dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktimin e kësaj mase ndaj gjashtë të dyshuarve, të arrestuar në kuadër të aksionit të koduar “Heshtja”.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar që merrej me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të Prishtinës.

Ndërkaq, gjatë bastisjeve në banesën e Haraqisë është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë, si dhe para të gatshme dhe dy telefona iPhone.

Të ngajshme

Serbia nesër e konstituon Kuvendin, kryetari i ri do të jetë edhe ushtrues detyre i presidentit

Rrezarta Ramaj

Beyoncé shënon historinë e çmimeve Grammy si artistja e parë me 100 nominime

Rrezarta Ramaj

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…