Telenews

Një nga pamjet më të pazakonta në këtë Botëror – tifozi bëhet viral teksa mban telefonin e partneres por ia ‘shkel’ syrin dikujt tjetër

amjet e një tifozi me të dashurën e tij në Kupën e Botës janë bërë virale.

Dyshja ishin në turmë gjatë përballjes çerekfinale të Brazilit kundër Kroacisë.

Gjatë asaj që ishte një pushim në lojë, çifti u kap nga një prej kamerave të shumta të vendosura rreth stadiumit dhe u shfaq në ekranin e madh.

Foto: Twitter

Burri u pa duke mbajtur telefonin e tij teksa partnerja e shikonte në të ndërsa aplikonte make-up në sytë e saj.

Megjithatë, gjërat ndryshuan shpejt pasi burri dukej se tërhoqi vëmendjen e dikujt që ishte jashtë ekranit, ai buzëqesh dhe shkel syrin disa herë.

Në këtë moment,  e dashura e tij pothuajse menjëherë ngriti sytë dhe i hodhi një vështrim burrit pa ndonjë përshtypje.

Megjithatë, nuk dihet nëse ajo kapi veprimin e tij, apo ishte e pakënaqur me telefonin që lëvizte.

Sidoqoftë, klipi u bë viral, me një përdorues që postoi videon me një mbishkrim ku shkruhej: “Gjëja më e mirë që kam parë në Kupën e Botës deri më tani”.

Përdoruesi të shumtë komentuan rreth situatës së çiftit.

Foto: Twitter

Humori i çiftit me siguri ndryshoi për të keq pasi Brazili u rrëzua nga Kupa e Botës pas një humbjeje dramatike me penallti kundër finalistit të vitit 2018, Kroacisë.

Tani Kroacia do të përballet me Argjentinën për një vend në finale.

Të ngajshme

Ndahen Ana dhe Kevini? Modelja na prezanton të ‘dashurin’ e ri

Donat Hashani

Lela Seferi reagon pas ndarjes me Leon: Të gjithë mund të premtojnë, por jo të gjithë mbajnë premtimin

Valjeta Turkaj

Fero thyen heshtjen për raportin me Arbenitën

Valjeta Turkaj