Telenews

Një orë e gjysmë pritje te Dheu i Bardhë, një orë në Merdar

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet, po presin një orë e gjysmë në pikat kufitare tokësore.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë e gjysmë, derisa kolona është 450 metra. Ndërsa, në dalje, pritjet janë 15 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.

Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar Merdar, pritjet në hyrje janë një orë, derisa kolona është 250 metra. Ndërsa, pritjet në dalje në këtë pikë kufitare janë 3 deri në 5 minuta, derisa kolona nuk ka, shkruan KosovaPress.

Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në pikat e kalimit kufitar për të hyrë në Kosovë.

Të ngajshme

Varroset në vendlindje, mërgimtari që vdiq rrugës për në Kosovë

Yllka Gashi

30 te vdekur nga tërmeti në Japoni

Yllka Gashi

Zjarri në Shkodër: 24-vjeçarja u gjet me njërin fëmijë në krah, tjetrin pranë

Yllka Gashi