Telenews

Një person dyshohet se shkaktoi qëllimshëm aksident e s’iu ndal policisë, pastaj vetaksidentohet në Shkabaj

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit sot në fshatin Magzit të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se vozitësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:00, është raportuar se një person në Veternik, po bënte vozitje të rrezikshme. Menjëherë me rastin janë marrë njësitet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Viktima dyshohet se qëllimisht ka shkaktuar aksidentin dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar.

“Personi i dyshuar në hyrje të Prishtinës, dyshohet se qëllimisht  ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim, ka vazhduar po me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetë aksidentuar”, ka vijuar tutje Ahmeti.

Ahmeti tha se lidhur me rastin, policia ka nisur trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që e kanë karakterizuar rastin.

“Bazuar në të dhënat fillestare,në koordinim me prokurorin është inicuar rast për veprat Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm dhe dëmtim prone”, ka theksuar Ahmeti.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj