Telenews

Një person e ther veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një person dyshohet se ka therur veten me thikë sot rreth orës 14 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj.

“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj për Klankosova.tv

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Të ngajshme

Kaq të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Donat Hashani

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj

Ambasadori i BE-së: Sulmet kundër gjyqtarëve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme

Valjeta Turkaj