Telenews

Një person i dehur tentoi të vetëvritet te ura e lumit Ibër në Mitrovicë

Një person i komunitetit boshnjak dyshohet se sot rreth mesditës ka tentuar të kryejë vetëvrasje tek ura e lumit Ibër në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, personi është nën ndikimin e alkoolit dhe për momentin hetuesit policorë nuk mund ta marrin në pyetje.

“Policia po e trajton rastin i cili në dukje të parë duket që mund të jetë tentim vetëvrasje”, ka thënë shkurt Elshani.

Të ngajshme

KFOR-i bëri 80 ndërhyrje nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

Valjeta Turkaj

Tahiri: Jemi deputetë të PDK-së, jo të Kurtit – nuk votojmë sa herë i teket atij

Valjeta Turkaj

PDK kritikohet për mosvotimin e Dimal Bashës

Valjeta Turkaj