Telenews

Një person kapet me armë pa leje në rrugën Gjilan–Prishtinë, policia sekuestron pistoletën

Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është regjistruar pasditen e së dielës në rrugën Gjilan–Prishtinë, ku një person është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe është gjetur me armë zjarri dhe municion.

Ngjarja ka ndodhur më 8 mars 2026, rreth orës 14:00, në afërsi të pompave të derivateve “Shell”. Gjatë ndalimit dhe kontrollit nga policia, i dyshuari Sami Kuçi ka deklaruar se kishte me vete një pistoletë dhe dhjetë fishekë.

Pas deklarimit të tij, arma është prezantuar para zyrtarëve policorë dhe menjëherë është sekuestruar si provë materiale.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se arma dhe municioni janë marrë nga policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Të ngajshme

32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona

Valjeta Turkaj

Irani dërgoi një raketë në Izrael me një mesazh domethënës

Valjeta Turkaj

Thirrjet për “pushkatim” ndaj Osmanit, Presidenca kërkon veprime ligjore urgjente

Valjeta Turkaj