Telenews

Një person në Lipjan arrestohet për zjarrvënie

Një person në Lipjan është arrestuar për zjarrvënie.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas hetimeve fillestare, bëhet e ditur se zjarri ka shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur veprimet që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit apo rrezikut të ngjashëm në numrin emergjent 192.

Të ngajshme

“Goditet me mjete të forta, më pas ngulfatet”, Gjykata jep detaje për vrasjen e Enver Bajraktarit: Krimi s’u krye vetëm nga një person

Valjeta Turkaj

ZRRE: Nga 16 gushti, konsumatorëve pa kontratë u ndërpritet furnizimi me rrymë

Valjeta Turkaj

Hillside Residence – projekti nga Ace Group që po ndryshon pamjen e Prizrenit

Erzana Fazliu