Telenews

Një protestë e madhe po vjen në Hagë, ja çfarë dihet deri tani

Organizatorët e protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë kanë konfirmuar se data është e sigurt dhe gjithçka është tashmë e planifikuar. Sipas tyre, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 12:00, ndërsa protesta do të fillojë zyrtarisht nga ora 14:00.

Organizatori Naim Mustafa, në një prononcim ekskluziv për Telenews, tha se gjithçka është e planifikuar dhe se protesta do të zhvillohet në mënyrë të organizuar : “Grumbullimi fillon në orën 12:00, ndërsa protesta zyrtarisht nis nga ora 16:00. Mesazhi ynë kryesor është i qartë: kërkojmë liri dhe drejtësi për çlirimtarët”, theksoi Mustafa.

Në lidhje me organizimin e udhëtimeve, është bërë e ditur se protestuesit nga Zvicra do të udhëtojnë me autobusë të organizuar nga qytete të ndryshme si Gjeneva, Lozana, Friburgu e të tjera. “Është këshilli organizativ i protestës që ka bërë këtë organizim, pa dallime politike. U kemi bërë thirrje të gjitha partive, por deri tani janë angazhuar vetëm AAK dhe PDK. LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në këtë organizim”, tha një prej organizatorëve.

“Protestuesit nga Zvicra do të udhëtojnë me autobusë të organizuar nga qytete të ndryshme si Gjeneva, Lozana, Friburgu e të tjera, është këshilli organizativ i protestës që ka bërë këtë organizim, pa dallime politike. U kemi bërë thirrje të gjitha partive, por deri tani janë angazhuar vetëm AAK dhe PDK. LDK dhe Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në këtë organizim”, shtoi Mustafa, transmeton Telenews.al.

Sa i përket pjesëmarrjes, Mustafa konfirmoi se deri tani rreth 3 mijë persona janë të organizuar për të marrë pjesë në mënyrë të koordinuar në protestë.

Protesta më 14 shtator pritet të mbahet në Hagë për lirimin e krerëve të UÇK-së./Telenews.al./

Të ngajshme

Eksperimenti i pazakontë i mjekes: Botoksi vetëm në një anë të ballit tregon ndryshimin e dukshëm

Blearta

Spalletti pranon kushtet e rinovimit me Juventus

Blearta

“S’kam problem nëse partneri im është me gra të tjera”/ Aktorja habit me deklaratën për marrëdhëniet personale

Blearta