Një aksident i pazakontë dhe potencialisht i rrezikshëm ka ndodhur në Denham Springs të Luizianës, SHBA, ku një punëtor komunal u godit nga një kamion gjatë punës për riparimin e një semafori.
Ngjarja u kap nga kamera e një makine që ndodhej në korsinë përballë. Në pamje shihet momenti kur kamioni kalon nëpër kryqëzim dhe përplas punëtorin, i cili për një çast kthehet përmbys, por për fat të mirë nuk bie në tokë.
Autoritetet lokale konfirmuan se punëtori pësoi vetëm lëndime të lehta dhe nuk pati nevojë të dërgohej në spital.
Policia po heton rrethanat e incidentit, ndërkohë që apelohet për kujdes të shtuar në zonat ku zhvillohen punime rrugore.