Telenews

Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600€ në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

Një qytetar po pretendon se gjatë kalimit në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është ndaluar nga policia serbe dhe është dënuar me qindra euro për shkak të disa fotove me emblemën e UÇK-së.

Sot në emisionin ‘Fol me Ari’ në Klan Kosova FM, ai ka treguar se i është marrë telefoni, ku i janë kontrolluar fotografitë dhe më pas është gjobitur.

Madje, ai ka thënë se ky nuk është rasti i vetëm.

Sipas tij, edhe persona të tjerë janë përballur me masa të ngjashme, ndërsa ka pretenduar se në disa raste shuma e gjobave ka arritur deri në 4 mijë euro, pasi kontrolli i telefonave ka qenë më i gjerë dhe janë gjetur më shumë fotografi.

Po ashtu, i njëjti ka dërguar fotografitë për të cilat pretendon se është ndëshkuar me gjobë.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj