Ka raste që kërkojnë më shumë sesa një dalje të zakonshme momente që duhen përjetuar me qetësi, elegancë dhe ndjenjë. Shën Valentini është pikërisht një prej tyre, një ditë që feston dashurinë dhe lidhjen mes dy njerëzve.
Për ta bërë 14 shkurtin të veçantë, Grand Blue Fafa Resort & Spa në Golem sjell oferta ekskluzive të dizajnuara posaçërisht për çiftet që dëshirojnë një përvojë romantike të kompletuar buzë detit.
Çiftet kanë mundësinë të zgjedhin Darkën Gala, me çmim 88 euro për çift, ose paketën që përfshin Darkë Gala dhe një natë akomodimi, me çmim 155 euro për çift. Kjo e fundit ofron një kombinim perfekt relaksi dhe romance, duke përfshirë dhomë të dekoruar enkas për çifte, mëngjes për dy persona, darkë romantike me menu peshku, një shishe verë, muzikë live, akses në Damai Wellness & Spa, si dhe parking falas.
Atmosfera elegante, shërbimi profesional dhe privatësia që ofron resorti e bëjnë Grand Blue Fafa një nga zgjedhjet më të preferuara për festimin e Shën Valentinit në bregdetin shqiptar. Çdo detaj është menduar për të krijuar një mbrëmje intime dhe plot emocione, ku dashuria është në qendër të vëmendjes.
Këtë Shën Valentin, dhuroni më shumë se një dhuratë dhuroni një përvojë që mbahet mend.
Për informacione dhe rezervime:
📌 Facebook: Kompleksi Fafa
📞 Tel: +355 69 700 1353
📧 Email: info@fafa.al
🌐 Website: www.fafa.al

