Telenews

Një shtatzëni? Zbulohet arsyeja pse u larguan nga Ferma VIP, Alba e Limi

nje-shtatzeni?-zbulohet-arsyeja-pse-u-larguan-nga-ferma-vip,-alba-e-limi

Largimi i menjëhershëm i çiftit Alba Pollozhani dhe Lim Hoti nga “Ferma VIP” ka ngjallur shumë pikëpyetje. Fillimisht, Alba u largua nga programi natën e mbrëmshme, duke i uruar publikisht fitoren partnerit të saj, Limit.

Por vetëm disa orë më vonë, produksioni njoftoi papritur edhe largimin e Lim Hotit.

Derisa nuk ishte bërë e ditur ndonjë arsye zyrtare për vendimin e tyre të përbashkët, u krijua përshtypja se Limi nuk dëshironte të vazhdonte pjesëmarrjen pa praninë e Albës. Megjithatë, burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar të tjera të dhëna nga një spital privat në Tiranë. Thuhet se Albës i janë bërë analizat e gjakut për shtatzëni pak para largimit nga spektakli, dhe dyshohet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.

Nëse ky dyshim vërtetohet, mund të jetë pikërisht shtatzënia arsyeja e largimit të befasishëm të çiftit nga formati.

Deri tani, as produksioni dhe as vetë Alba e Limi nuk kanë dhënë ndonjë reagim apo sqarim publik mbi situatën.

Të ngajshme

Jennifer Lopez pëson aksident teksa po përgatitej për një performancë, tregon mavijosjet në fytyrë

KushtrimGuraj

“Janë bërë tre muaj”, Hati flet për ndarjen me Jasharin

Valjeta Turkaj

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Valjeta Turkaj