Telenews

Një stuhi e fortë godet Gjermaninë

 

 

Një stuhi e fortë ka kaluar nëpër Gjermani natën e së premtes. “Zoltan” shkaktoi dëme të konsiderueshme, sidomos në veriun gjerman. Lëvizja e anijeve u ndërpre. Në brigjet veriore ka paralajmërim për përmbytje.

Stuhia me emrin “Zoltan” kaloi nëpër Gjermani natën e së premtes duke lënë pas dëme të konsiderueshme. Në shumë lande gjermane për shkak të stuhisë u mbyllën tregjet e krishtlindjeve. Lëvizja e anijeve në brigjet veriore të Gjermanisë u ndërpre. Edhe në trafikun hekurudhor pati ndërprerje e vonesa.

Sot për Hamburgun dhe brigjet e Detit të Veriut ka paralajmërime për përmbytje. Niveli i ujit, sipas autoriteveve i kalon tre metra mbi nivelin normal të ujërave në rast rreziku të përmbytjes. Policia kërkon që të mos ketë qëndrime në zonën e rrezikuar.

Stuhia që filloi orët e vona të së enjtes pati pasoja të mëdha në trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, si ndërprerje të udhëtimeve apo vonesa të mëdha në trenat rajonalë edhe ata të distancave të gjata. Mjaft lande federale raportojnë për dëme të mëdha e të lënduar. Në landin Renani Veriore-Vestfali forcat e shpëtimit kanë qenë rregullisht të angazhuar gjatë natës në misione për shkak të dëmtimeve në rrugë, automjete, rënie pemësh etj. Në landin Saksoni-Anhalt ka pasur dëme të konsiderueshme dhe dy të plagosur, ndërs landin Shlezvig-Holshtajn një person u plagos rëndë pas përplasjes së automjetit të tij me një pemë të rrëzuar në rrugë. Në landin e Hesenit stuhia ka shkaktuar dëme që kalojnë 130.000 eurot, sipas autoriteteve të landit federal./Telenews/

Të ngajshme

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

KushtrimGuraj

Njësoj si të pish 50 cigare në ditë, ky është qyteti më i ndotur në botë

KushtrimGuraj

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu