Për të 26-in vit radhazi, Al Trade ka vijuar traditën e saj të bukur dhe humane të dhurimit të gjakut, duke bashkuar stafin dhe bashkëpunëtorët në një nismë që mbart mesazhin më të fortë: “Një gjest i vogël, një mundësi e madhe për jetë.”
Në këtë aktivitet të organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, dhjetëra punonjës të Al Trade kanë dhuruar gjak me dëshirën për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.
Kjo nismë është tashmë kthyer në një traditë vjetore që simbolizon solidaritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.
“Dhurojmë gjak çdo vit sepse besojmë se çdo pikë gjaku është një mundësi për jetë. Falënderojmë të gjithë ata që, me përkushtim dhe dashuri, i bashkohen kësaj nisme çdo vit,” – u shpreh përfaqësuesi i Al Trade.
Prej 26 vitesh së bashku, AL TRADE dëshmon se përtej suksesit në biznes, qëndron kujdesi për njerëzit dhe komunitetin.

