Një trafo e energjisë elektrike në fshatin Bresje është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se e gjithë shtylla elektrike është kapluar nga zjarri, ndërsa zjarri ka rrezikuar përhapjen në zonën përreth. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe autoritetet janë duke hetuar rrethanat e incidentit.