Telenews

Një trup i pajetë u gjet në “Karagaç”, Prokuroria e Pejës jep detaje

Një burrë është gjetur pa shenja jete sot në Parkun “Karagaç” të Pejës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë pos policisë u deklarua edhe Prokuroria e Pejës.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, tha se trupi i pajetë pritet të dërgohet për obduksion.

“Njësitë relevante policore janë në vendin e ngjarjes, bashkë me Prokurorin e Krimeve të Rënda. Me urdhër të Prokurorit pritet që të bëhet tërheqja e trupit dhe të dërgohet për obdukim”, tha Nikçi.

“Për detaje tjera lidhur me rastin do t’ju njoftojmë posa të kemi informacione të reja”, theksoi ai.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 mars

Rrezarta Ramaj

Sonte Nata e Kadrit, mësoni disa nga vlerat e kësaj nate të madhe për myslimanët

Blearta

Për 1 javë rreth 800 gjoba për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë

KushtrimGuraj