Telenews

Një vajzë 12-vjeçare ndërron jetë në Pediatrinë e Spitalit të Prizrenit, nisin hetimet nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë derisa ishte nën trajtim mjekësor në repartin e Pediatrisë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur për Sinjalin se më 18.12.2025, rreth orës 16:00, ka ndërruar jetë një vajzë me inicialet L.Sh., 12 vjeçaree. E mitura ishte pranuar në këtë repart një natë më parë, më 17.12.2025 rreth orës 23:30, dhe po trajtohej nga stafi mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren është njoftuar për rastin, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë, konkretisht në repartin e Pediatrisë, ku nga mjeku përgjegjës është konfirmuar vdekja e pacientes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Stacionit Policor Prizren, si dhe Hetimet Rajonale. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan Sinjali.

Rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e së miturës mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Të ngajshme

“Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e masave”, Kurti: Shpresoj që pas zgjedhjeve edhe opozita t’ia heq masat Kosovës

Valjeta Turkaj

Berjani thotë se është stabilizuar çmimi i naftës në Kosovë

Erzana Fazliu

Policia e Gjilanit kap dy hajna të motoçikletave

Valjeta Turkaj