Telenews

Një vit në pozitën e kryetarit në Zubin Potok, Zeqiri: Ndryshimi është i madh

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri pasi janë bërë një vit që është në detyrën e kryetarit të kësaj komune, ka thënë se ndryshimi prej fillimit e deri tash është i madh.

Ai gjithashtu ka thënë se ishte sfiduese marrja e detyrës.

“Janë bërë një vit që kur jemi në detyrën e kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, ndryshimi nga fillimi deri më tani është shumë i madh, them se bie që atëherë kur ne i morëm detyrat dhe e filluam punën u përballëm me revolta të mëdhaja të ndikuara nga shteti serb përmes grupeve kriminale, me të cilat, u ballafaquan policia, ne si kryetar e ju si gazetarë me kundërshtimet deri me gjujtjet me armë drejt nesh, mirëpo nuk kemi pësuar ndonjë lëndim,” tha Zeqiri në “Debat Plus”.

Sipas Zeqirit, detyra si kryetar i Komunës së Zubin Potokut ka qenë e vështirë në tremujorshin e parë të vitit të kaluar.

“Në Komunën e Zubin Potokut janë mbi 12 serbë të pranuara, policë të rinj dhe punojnë çdo ditë, unë e shoh një gjendje më normale, qarkullimi është më i lirë, gjendja është nën kontrollë,” shtoi Zeqiri.

source

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj