Telenews

Njerëzit “nuk u besojnë syve” teksa shohin robotin duke vrapuar nëpër një rrugë të Los Angelesit

Një robot humanoid është parë duke kaluar rrugën në qendër të Los Anxhelosit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet nga kalimtarët.

I quajtur “Jake the Rizzbot”, roboti mbante një kapelë dielli, byzylykë shumëngjyrësh dhe atlete Nike.

Pamjet u publikuan në TikTok, ku shihet roboti duke vrapuar.

 

Disa përdorues komentuan me humor, ndërsa të tjerë shprehën shqetësim për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale.

 

Roboti thuhet se është model Unitree G1 dhe kushton rreth 16 mijë dollarë.

Ai ka sensorë hapësinorë dhe kamera që e ndihmojnë të lëvizë në mjedisin përreth.

Të ngajshme

Osmani hesht për Supremen, paralajmëron veprim ndaj institucioneve politike

KushtrimGuraj

ZKA zbulon 27 shkelje në Komunën e Prishtinës, disa mund të përfundojnë në Prokurori

KushtrimGuraj

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu