Telenews

Njëri nga gjyqtarët turk të hetuar për baste, ka gjykuar edhe ndeshjen Drita – Differdange 03, por edhe Real Madridin te të rinjtë

njeri-nga-gjyqtaret-turk-te-hetuar-per-baste,-ka-gjykuar-edhe-ndeshjen-drita-–-differdange-03,-por-edhe-real-madridin-te-te-rinjte

Njëri nga gjyqtarët turk të hetuar për baste, ka gjykuar edhe ndeshjen Drita – Differdange 03, por edhe Real Madridin te të rinjtë

Gjyqtari turk Zorbay Küçük, i dërguar në Komisionin Disiplinor të Federatës Turke (PFDK) për dyshime për bastvënie, ndërsa ka vite që mban edhe stemën e FIFA-s.

Futbolli turk po përballet me një krizë të madhe pas zbulimit tronditës nga Federata Turke e Futbollit (TFF), e cila ka njoftuar se 371 gjyqtarë të ligave profesionale janë lidhur me bastet sportive, duke ngritur shqetësime serioze për korrupsion dhe konflikt interesi.

Zorbay Küçük, ai ka gjykuar në UEFA Youth League, ku Real Madrid U19 fitoi 4-1 ndaj Kairat Almaty U19, shkruan mediumi turk FotoMac.

Küçük po ashtu ka drejtuar edhe ndeshjen ndërkombëtare mes Dritës dhe Differdange 03 e mbyllur 1-0, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ai gjithshtu ka gjykuar edhe ndeshjen mes Rosenborg dhe Hammarby, që u mbyll 0-0.

Küçük këtë sezon në Superligën e Turqisë ka gjykuar pesë ndeshje, përfshirë përballjet Alanyaspor – Galatasaray (0-1) dhe Trabzonspor – Eyüpspor (2-0).

Hetimi i brendshëm i federatës ka zbuluar se nga 571 gjyqtarë aktivë, plot 371 kanë pasur llogari bastesh, ndërsa 42 prej tyre kanë vendosur mbi 1 mijë baste secili.

Të ngajshme

Merkato e janarit: Milan transferon bomberin e ri për 20 milionë euro

KushtrimGuraj

Doktori jep diagnozën tronditëse të Yamal: I shkakton probleme në lëvizje dhe në goditje të topit

KushtrimGuraj

Yll Gashi, “makina e golave” te Bayerni – “i turren” Kosova e Shqipëria

KushtrimGuraj