Telenews

Njeriu që e sheh ëndërr Titon, ia minimizon sanksionet amerikane shefit të vajzës së tij, Kurtit

Publicisti, Veton Surroi vlerëson se ndëshkimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës duhet të trajtohet si një vërejtje e një miku.

Surroi, ka thënë se SHBA-ja është duke i mbrojtur interesat e veta dhe sipas tij, interesi i saj është në çështjet e sigurisë, meqë është investitori më i madh.

“Kemi të bëjmë me një shtet që jemi aq ngushtë të lidhur, nuk duhet të kemi interpretimi të tilla, ekziston një fazë sinqeriteti, ekziston një hapësirë sinqeriteti me Shtete e Bashkuara të Amerikës me të cilat, edhe ky ndëshkim duhet të trajtohet si një tërheqje vërejte e një miku e jo një armiku”, u shpreh Surroi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht janë duke i mbrojtur interesat e veta dhe interesi i vet është që në çështjet e sigurisë, kur edhe është investitori më i madh këtu dhe në Evropë duhet të ketë një koordinim, dhe nuk ekziston kurrfarë dyshim se ky është interes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është poashtu interes legjitim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që investimi i vet në siguri të shpërblehet me siguri në Kosovë”.

Të ngajshme

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si janë siguruar arsenali i armëve në sulmin e serbëve ndaj policëve në veri

KushtrimGuraj

Salla e sporteve në Samadrexhë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku, komuna ndanë 5 mijë euro për familjen e tij

KushtrimGuraj

Policia me fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve: “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”

KushtrimGuraj