Telenews

Njësia B2 e termocentralit ‘Kosova B’ për tetë ditë jashtë funksionit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në njësinë B2 të termocentralit ‘Kosova B’ ka filluar revizioni i rregullt vjetor, që parashihet të kryhet brenda tetë ditëve.

Sipas njoftimi kjo bëhet për të ngritur sigurinë e operimeve dhe është planifikuar që në fillim të vitit.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor (8 ditorë) nga sot deri më datën 15. 11. 2022”- thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se aktualisht është duke prodhuar me kapacitet prej 500 MW/H.

Ndërsa nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/H.

Të ngajshme

Horoskopi ditor – 3 Gusht

Rrezarta Ramaj

Nata e fundit e “Sunny Hill”, Dafina Zeqiri dhe Dua Lipa shkëlqejnë krah njëra-tjetrës

Rrezarta Ramaj

Ky është lokacioni ku dyshohet se janë gjetur mbetje mortore në Zubin Potok

Rrezarta Ramaj