Telenews

Njësia Speciale në aksion, bastisje në Shtime, Lipjan e Drenas, arrestohen pesë persona

Dje është realizuar një aksion i Njësisë Speciale në koordinim me Prokurorinë.

Ky aksion është realizuar në Shtime, Lipjan dhe Drenas.

Gjatë këtij aksioni janë bastisur pronat e pesë personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK-47, pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore dhe pesë telefona.

Pesë personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës njofton se veprimet hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Të ngajshme

“Ambienti” del me njoftimin për shpërthimin e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë

Valjeta Turkaj

Kryebashkiaku i Londrës: Trump ka inkurajuar të djathtën ekstreme në të gjithë botën

Valjeta Turkaj

James Rubin përfundon dëshminë në Speciale

Valjeta Turkaj