Telenews

Njëzet e gjashtë vjet nga masakra në Vushtrri

Përveç në fshatra, ushtarët dhe policët serbë gjatë luftës në Kosovë, kanë masakruar shumë shqiptarë civilë edhe në qytete. Njëra nga këto masakra është edhe ajo në Vushtrri, më 22 maj 1999.

Gjatë asaj dite, qytetarët e Vushtrrisë kanë përjetuar tmerrin nga makineria vrastare e Sllobodan Millosheviqit dhe njësitë e Arkanit. Në këtë ditë, shumicën e qytetarëve i kanë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre, dhe i kanë detyruar të grumbullohen te vendi i njohur “Te varrezat” në qytetin e Vushtrrisë.

Familjet  ish-rrugën “Abdullah Shabani”, tani rruga “22 Maji”, janë larguar nga shtëpitë e tyre. Mirëpo, një grup shqiptarësh prej 68 vetash, i kanë detyruar të ndalen në shtëpinë e Kahriman Pasomës. Ndërsa, të tjerët e kësaj lagjeje i kanë detyruar të shkojnë te vendi i quajtur “Te varrezat” në Vushtrri.

Gjatë kësaj kohe, janë plaçkitur dhe u janë marrë para e gjësende me vlerë, si ari etj.

Të ngajshme

Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq

Valjeta Turkaj

Tentim vrasje në Shtime, plagoset një 38 vjeçar – kërkoi ndihmë në oborrin e një shtëpie

Valjeta Turkaj

Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Valjeta Turkaj