Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re, e cila mund të shërbejë si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.
Pas ekzaminimit të materialeve të cilat kishin qenë duke i bllokuar arteriet koronare të një numri të madh të pacientëve, një ekip i shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë kanë konfirmuar se ka qenë kolesteroli, në formën e kristaleve.
Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89% të rasteve emergjente.
“Në studimet e mëhershme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim sikur akulli dhe uji. Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteret dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar sulm në zemër apo në tru”, ka treguar Dr. George Abela, profesor i mjekësisë në “Universitetin Shtetërorë të Miuchiganit”.
Përveç që shkencëtarët kanë zbuluar këtë simptomë të sulmeve të zemrës, hulumtimet gjithashtu e kanë forcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm e kanë aftësinë ta zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.