Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Bajram Bahtiri” do të mbyllet për qarkullim për 2 javë.
Nga data 20.11.2023 deri më datë 04.12.2023 kjo rrugë do të jetë e mbyllur.
Ky është njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të punimeve të cilat po bëhen në ndërtimin e rrugës, rruga “Bajram Bahtiri” do të qëndrojë e mbyllur për qarkullimin e veturave nga data 20.11.2023 deri më 04.12.2023, luteni të shfrytëzoni rrugët alternative të cilat i keni të sqaruara në hartën poshtë