Telenews

Njohja e targave RKS, Bosch: Partia e Vuçiqit po luan me vendimet që po merr rreth çështjeve me Kosovën

 

 

Serbisë që nga janari 2024 të lejojë qarkullimin e automjeteve me targa RKS brenda territorit të saj, raporton Gazeta Telenews.

Bosch është shprehur se e sheh këtë vendim si taktizim politik nga ana e Partisë Progresive Serbe, në krye të së cilës qëndron presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij qëllimi i partisë në pushtet është të tregojë se janë konstruktiv para komunitetit ndërkombëtar.

Me këto vendime që po marrin, qëllimi i Partisë Përparimtare Serbe, është të tregojë se sa konstruktiv janë ata para ndërkombëtarëve. Partia në pushtet po synon të dëshmojë që janë të gatshëm për bisedime me ndërkombëtarët për çështjen e dialogut me Kosovën. Por, unë konsideroj se pozicioni i tyre po lëkundet për shkak të pakënaqësive të qytetarëve të cilët po protestojnë gjithnjë e më shumë kundër këtij regjimi. Ju mund ta shihni se sa shumë qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e Beogradit dhe ata duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen derisa diçka të ndryshojë. Mendoj që tani e tutje edhe pozicioni i ndërkombëtarëve karshi Serbisë paksa do të ndryshojë. Tani të presim dhe të shohim se a do të respektohet kjo marrëveshje më 1 janar”, tha diplomati Bosch.

Kujtojmë se nga 1 janari 2024 veturat me targa RKS do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Serbisë. Kështu njoftoi të hënën Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Marrëveshja për njohjen e targave ishte arritur në Bruksel para disa vitesh, por që deri tani nuk ishte zbatuar nga pala serbe.

Të ngajshme

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Valjeta Turkaj