Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë tre ekonomistëve të cilët e kryen një hulumtim për të mësuar pse disa vende janë të pasura dhe të tjerat të varfra. Ata kanë dokumentuar se shoqëritë e lira dhe hapura kanë më shumë mundësi të begatojnë.
Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson “kanë dëshmuar rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”, tha të hënën komitetit i Nobelit i Akademisë Suedeze të Shkencave në një njoftim në Stokholm.
Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Robinson punon në Universitetin e Çikagos.
Jakob Svensson, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkencat Ekonomike, tha se hulumtimi i tyre mundëson “të kuptohet shumë më thellësisht rrënja e shkaktarëve pse vendet dështojnë apo kanë sukses”.
Acemoglu, 57 vjeç, tha se është i mahnitur nga ky çmim.
“Kurrë nuk pret diçka të tillë”, tha ai.
Acemoglu tha se hulumtimi i nderuar me këtë çmim thekson vlerën e institucioneve demokratike.