Telenews

Nokia investon miliarda në Inteligjencën Artificiale në SHBA

nokia-investon-miliarda-ne-inteligjencen-artificiale-ne-shba

Nokia planifikon të investojë 4 miliardë dollarë në SHBA, duke synuar kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin për të nxitur përparimet në lidhjen e rrjetit të drejtuar nga Al.

Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit tha se 3.5 miliardë dollarë të investimit do të ndahen për përpjekjet e kërkim-zhvillimit.

Ai shtoi se 500 milionë dollarë do të shpenzohen për prodhim dhe shpenzime kapitale në shtete duke përfshirë Teksasin, New Jerseyn dhe Pensilvaninë.

Sipas Nokias, strategjia e re synon përmirësimin e operacioneve me theks Al.

Presidenti finlandez Alexander Stubb tha më herët se Nokia ishte një nga temat e diskutuara me presidentin e SHBA-së Donald Trump në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Të ngajshme

BMW urdhërohet të paguajë 1.9 milion dollarë, pasi dera e mbyllur butësisht e veturës ia lëndoi dorën pronarit të saj në Nju Jork

KushtrimGuraj

Kjo është makina më e mirë e vitit në Gjermani

Valjeta Turkaj

Fëmijët australianë kanë dy javë përpara ndalimit të rrjeteve sociale

Valjeta Turkaj