Telenews

NOKIA NDALON PËRFUNDIMISHT BIZNESIN NË RUSI, KAQ SHUMË PUNËTORË MBESIN PA PUNË

NOKIA, një prodhues i pajisjeve të telekomunikacionit, do të tërhiqet nga tregu rus.
Këtë e ka konfirmuar për Reuters shefi i menaxhmentit të Nokia-s, Pekka Lundmark.
Vendimi do të prekë rreth 2,000 punëtorë, tha ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sektori i telekomunikacionit u përjashtua nga një pjesë e sanksioneve për arsye humanitare, por Nokia tha se largimi nga Rusia “ishte opsioni i vetëm”.
“Ne thjesht nuk pamë asnjë mundësi për të vazhduar të bëjmë biznes në Rusi në rrethanat aktuale”, citohet të ketë thënë Lundmark.
Ai shtoi se nuk e dinte se sa do të zgjaste tërheqja e Nokia-s nga Rusia.

Të ngajshme

Z Fold 7 pritet të jetë telefoni më i hollë i Samsungut?

Valjeta Turkaj

Hulumtimi zbulon: ChatGPT ‘dështon’ në shpëtimin e jetëve, çfarë bën gabim kur flisni për depresionin?

KushtrimGuraj

Grok ndalohet në Turqi – fyeu Erdoganin

Valjeta Turkaj